Aksident në Kamëz, humb jetën një grua

Në orët e pasdites së sotme në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”, Kamëz raportohet se ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi. Makina ka përplasur këmbësoren P.A, rreth 35-vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Policia njofton se drejtuesja e automjetit B.D,  është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. /ABC News