Aksident në aksin Berat-Urë Vajgurore, një ambulancë përplaset me një trailer

Një aksident automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin nacional Berat-Ujë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”, dhe si pasojë kanë mbetur 3 persona të plagosur.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një një ambulancë është përplasur me një trailer, si pasojë shoferi një mjek dhe një pacient janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ishte drejtuar për në qytet e ndërsa traileri me targa serbe hynte në një pulari, ku kishte sjellë mallra.