Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë 23-vjeçari me motor

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë.

Në zonën e Vaqarrit rreth orës 15:05 automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç. Ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.