Aksident me pasojë vdekjen në Velipojë, automjeti përplas 32-vjeçaren

Drejtuesja e një motori ka mbetur e vdekur pasi i përplas nga një automjet afër kishës së Velipojës. Policia bën me dije se mjeti tip Benz me drejtues A.U, 28- vjeç ka përplasur 32- vjeçaren me motor.

S.U, u dërgua në spitalin e Shkodrës por ndërroi jetë kurse A.Ë, është shoqëruar në komisariat, transmeton Balkanweb.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.