Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peqin-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Për pasojë kanë mbetur të palgusur katër persona një prej të cilëve, në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al