Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, plagosen shoferët

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas inflamacioneve të para mësohet se dy automjete janë përplasur më njëri-tjetrin, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e tyre, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se mund të ketë qenë një parakalim i gabuar ai që ka çuar në përplasjen e tyre.

Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit aksidentit.