Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha sot se forcat e sigurisë kanë neutralizuar rreth 50 terroristë në dhjetë ditët e fundit në veri të Sirisë dhe Irakut, duke u zotuar se Türkiye do të vazhdojnë përpjekjet kundër kërcënimit dhe rrezikut ndërkufitar, raporton Anadolu.
“Sipas lajmeve që sapo morëm, 8 terroristë u neutralizuan në veri të Sirisë mbrëmë. Kështu, numri i terroristëve të neutralizuar në dhjetë ditët e fundit është rritur në rreth 50”, tha Akar në një tubim në provincën qendrore të Sirisë, Kajseri.
Duke potencuar sukseset e trupave turke në luftën kundër terrorizmit në ato rajone, Akar theksoi se grupet terroriste vazhdojnë të kërcënojnë Türkiye-n pavarësisht përpjekjeve të vendosura të ushtarëve turq kundër organizatës terroriste PKK dhe degët e saj.
“Ata po përpiqen të kërcënojnë unitetin, solidaritetin, sovranitetin dhe sigurinë tonë. Që nga 24 korriku 2015, përpjekjet anti-terroriste kanë neutralizuar të paktën 37.793 terroristë”, shtoi Akar.
Ai u zotua për vazhdimin e përpjekjeve anti-terroriste derisa kufijtë dhe populli i Türkiye-s të jenë të sigurt.
PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.