-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

Agjentë perandorakë/ Noel Malcolm merr çmimin e Akademisë për zbulimin e familjes Bruni në shek XVI

Studiuesi britanik sir Noel Malcolm, është shpallur fitues i çmimit të parë “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli” dhënë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Vlerësimi ju dha për veprën “Agjentë perandorakë: Kalorës, Piratë, Jezuitë dhe Spiunë në Shek XVI në botën mesdhetare”. Vepra zbulon familjen shqiptare të Ulqinit Bruni që kishte peshkopë dhe agjentë që luajtën rol madhor në diplomacinë e kohës.

Noel Malcolm tha se kjo familje, gejndet në “diplomaci dhe në tregti. Njeri ishite kryepeshkop me dioqezë të ndarë, gjysma në zonën osmane gjysmë me Venedikun, tjetri ishte spiun. Kanë punuar për Venedikun, për Spanjën, për Habsburgasit dhe për Sulltanin”.

Me çmime të dyta të “Trinisë së albanologjisë” themeluar për të vlerësuar albanologët e huaj, juria e akademisë kryesuar nga professor Pëllumb Xhufi vlerësoi studiuesen italiane Luçia Nadin për veprën “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shekujt XV-XVIII)” dhe amerikanin
David Hosaflok për veprën “Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908”.

Luccia Nadin tha se “Mendoni që përreth një shekull e gjysmë, teatrot venecianë kanë vazhduar të vënë në skenë një pjesë, një komedi me protagonist Skënderbeun. Karlo Goldoni, komediani i madh, arrrin të ankohet që aktorët, në vend që të luajnë komeditë e tij, duan të luajnë veprën mbi Skënderbeun”.
Ndërsa, David Hosaflook: “Klubi i albanologëve është i vogël, asa edhe kombi shqiptar, ndaj kemi nevojë për njëri-tjetri. Sjell një prurje të re, voluminoze dhe të një materiali të panjohur dhe të pahulumtuar pothuajse”

Çmimet u shpallën pas mbylljes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike që u mbajt për tri ditë rresht nga data 25-27 nëntor. Po gjatë ceremonisë u shpallën anëtarë nderi të Akademisë, José Manuel Floristán, Brian D. Joseph, Noel Malcolm, Leonardo Savoia.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme