AFAD: Rritet në 45.089 numri i viktimave nga tërmetet në Türkiye

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen më 6 shkurt u rrit në 45.089, njoftoi sot Agjencia shtetërore e Menaxhimit të Krizave AFAD, transmeton Anadolu.

Më 6 shkurt Türkiye u godit nga dy tërmete të fuqishme, nga të cilat u prekën rëndë 11 provincat – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13 milion njerëz u prekën nga tërmetet në Türkiye si dhe një numër i konsiderueshëm i popullatës në veri të Sirisë.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan të martën paralajmëroi rindërtimin e rajonit jugor pas tërmeteve të forta.

“Pas disa muajsh, ne do të fillojmë ndërtimin e 309 mijë shtëpive, përfshirë shtëpitë në fshatra, në të gjithë zonën e prekur nga tërmetet”, deklaroi Erdoğan.