A do votëbesohet? Basha: Rama, Meta dhe Berisha s’më duan në krye të PD!

I pyetur nga gazetarët nëse kishte menduar ndonjëherë që të organizonte zgjedhje për të parë nëse do të kishte votëbesimin e demokratëve, Kryedemokrati Basha mohoi ta kishte çuar ndërmend diçka të tillë edhe pse kjo mund të jetë ajo që mund t’i japë fund krizës brenda demokratëve.

Nga selia blu, Basha tha se ishte i vendosur në misionin që sipas tij ia kanë besuar shumica e demokratëve.

Pyetje: A nuk mendoni se zgjidhja do të ishte votëbesim për ti dhënë zgjidhje kësaj situatë?

“Jam i vendosur në këtë mision se kështu më kanë besuar. Unë e di se ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së, nuk më do Berisha, Rama, Meta, një duzinë pronar mediash, etj. Por këta janë pakica që jetojnë mbi gjakun e shumicës. Unë e di se thellë në zemrën tuaj ju gazetarët nuk doni të jeni pjesë e kësaj kaste, ju nuk doni të jeni skllevër por të jeni njerëz të lirë”, tha Basha