Edi Paloka, nga grupimi i Sali Berishës, dhe Gazmend Bardhi nga grupimi i Alibeajt, do të takohen këtë të martë.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 dhe mediat nuk do të jenë të pranishme.
Qëllimi është të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore.
Një bashkim i deputetëve të Partisë Demokratike nga Berisha dhe Alibeaj u pa dje te Gjykata e Apelit në mbështetje të Ervin Salianjit për çështjen “Babale”.