47-vjeçari kanos me thikë mjeken në Lushnje, arsyeja e habitshme

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe....

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ka kërcënuar me anë të një thike mjeken A.V. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

I arrestuari G. K., 47 ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky person është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”