20 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë në spital

20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke e çuar në 291 numrin e rasteve aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (04 Maj 2022)

Raste të reja ditore           20

Të shëruar në 24 orë        85

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 642

Testime totale               1,808,952

Raste pozitive                  275,211

Raste të shëruara            271,424

Raste Aktive                         291

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            199

Fier                  31

Vlorë               15

Shkodër           9

Elbasan            9

Korçë               8

Gjirokastër      7

Durrës              5

Kukës               3

Lezhë               3

Berat                2