15 vite nga tragjedia e Gërdecit, 26 vetë humbën jetën në fabrikën e municioneve

Ditën e sotme shënohen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi sipas familjareve që sot presin fjalën e saj.

SPAK ka hapur çështjen duke çuar për gjykim ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa po heton dhe për akuza me të rënda si “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”.