15 këshilla që makina juaj të jetojë sa më gjatë

Gjithmonë ndiqni planin e mirëmbajtjes, dhe kurrë mos anashkaloni, që të keni një makinë e cila prodhon maksimumin e saj.

Mirëmbajtja e makinës është një hap i rëndësishëm që një pronar makine duhet të ndjekë, në mënyrë që makina të jetojë gjatë dhe të duket e re.

Gjithmonë ndiqni planin e mirëmbajtjes, dhe kurrë mos anashkaloni, që të keni një makinë e cila prodhon maksimumin e saj.

Mirëmbajtja paraprake është gjëja më e mirë që mund të bëni, që të rrisni jetëgjatësinë, por në të njëjtën kohë të kurseni para për riparime.

Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të respektoni planin e mirëmbajtjes së makinës tuaj.

1. Kontrolloni filtrat e ajrit

këshilla

Shumë probleme të makinës tuaj vijnë si pasojë e keqfunksionimit të filtrave të ajrit. Ju duhet të ndërroni filtrat e ajrit çdo 12 muaj, ose çdo rreth 20,000 km të përshkuara. Mos e anashkaloni këtë gjë, pasi mund të shkaktojë probleme me kondicionimin e ajrit, dhe për pasojë do të thithni ajër të pashëndetshëm brenda në makinë.

Ju mund të ndërroni filtrat tek një mekanik. Por nëse dëshironi të kurseni para mund ta bëni vetë. Ja se si:

  • Fillimisht lokalizoni filtrin e ajrit të vendosur nën kofanon e makinës. Është një kuti e zezë drejtkëndore, e cila ka ndarje metalike brenda. Mund ta shihni sapo hapni kapakun e makinës. Nëse nuk e gjeni aty, atëherë kontrolloni manualin e përdorimit.
  • Pasi ta lokalizoni atë hiqni mbulesën dhe shikoni se si është e përputhur filtra e vjetër në të. Është e rëndësishme të respektoni drejtimet e filtrit. Shënoni drejtimet e filtrit, pastaj hiqeni atë.
  • Pasi ta keni hequr filtrin e vjetër, vendosni filtrin e ri në të njëjtën mënyrë dhe drejtim me atë të vjetrën. Do të shikoni se si do të përputhet plotësisht me skajet e kutisë.
  • Mbyllni kutinë metalike pasi të kryeni zëvendësimin.

Ju gjithashtu mund të përdorni ajër të kompresuar në filtrin e ri. Kjo do të përmirësojë jetën e filtrën dhe do të zgjasë më tepër.

2. Inspektoni lëngjet dhe presionin e gomave rregullisht

këshilla

Kjo është diçka të cilën nuk duhet të anashkaloni në asnjë mënyrë, pavarësisht kostos. Këto janë komponentët kryesorë të makinës tuaj, që kanë zakon të mbarohen ose të konsumohen shpejt.

Kushtojini vëmendje shtesë gomave dhe lëngjeve të makinës. Koha që ju merr kontrolli i tyre është vetëm 10 minuta.

Gjithçka që duhet të bëni është të hapni motorin pasi të jetë ftohur, pastaj tërhiqni shkopin e vajit. Pastrojeni tërësisht, pastaj vendoseni përsëri në vend. Tani kur ta tërhiqni për së dyti, do t’ju tregojë nivelin e vajit. Në këtë mënyrë ju e dini se kur duhet të ndërroni vajin e motorit.

Tani është radha e gomave. Ju mund të kontrolloni presionin e tyre duke përdorur një matës që mat presionin e gomave. Përsëriteni këtë çdo javë.

3. Kontrolloni baterinë

këshilla

Të gjithëve mund t’ju ndodhë që bateria e makinës të shkarkohet atëherë kur ju duhet më tepër. Nuk është një situatë e këndshme, apo jo?

Për të shmangur këtë, asnjëherë mos injoroni sinjalin e shkarkimit të baterisë, dhe kontrollojeni rregullisht. Kontrolloni për rrjedhje, dhe pastroni rregullisht me një furçë pastrimi mineralet e ndërtuara rreth saj.

4. Ndërroni prizat e ndezjes

këshilla

Nëse vëreni se motori juaj nuk po punon në mënyrë efiçente, atëherë me siguri është faji i prizave elektrike. Ato zakonisht zgjasin për rreth 50,000 km, por ju mund të shikoni manualin e makinës tuaj, pasi kjo jetëgjatësi është e ndryshme në makina të ndryshme.

5. Balanconi gomat tuaja

Kjo është “dredhia” më e lehtë për të shmangur konsumimin e gomave, dhe të rrisni jetëgjatësinë e tyre.

Jo të gjitha gomat konsumohen për një afat të njëjtë kohor. Prandaj duke rrotulluar gomat e përparme dhe të pasme, ju balanconi konsumimin, dhe i bëni më rezistente.

Sigurohuni që gomat e makinës tuaj janë të vendosura në vijë të drejtë në mënyrë perfekte, pasi në të kundërt mund të humbisni kontrollin e makinës tuaj.

6. Pastroni xhamat dhe ndërroni fshirëset

Xhami i përparmë i pisët mund të jetë i bezdisshëm nëse nuk pastrohet rregullisht, dhe mund të shkaktojë aksidente.

Është shumë e rëndësishme që drejtuesi i mjetit të ketë një pamje të qartë, për një udhëtim të sigurt. Nëse nuk pastroni rregullisht xhamat, papastërtitë e akumuluara mund të dobësojnë cilësinë e xhamit.

Nëse sezoni i shirave po afron, kontrolloni fshirëset, dhe zëvendësojeni sa herë të nevojitet. Fshirëset e dëmtuara mund të gërvishtin xhamin dhe pengojë pamjen tuaj.

7. Inspektoni dhe ndërroni rripat

Nëse këto rripa dëmtohen, ato mund të shkaktojnë dëme në aksesorët e tjerë, të cilët mund të rrisin faturën e riparimit. Rekomandohet që rripi të ndërrohet çdo 100,000 km, por varet nga modeli i makinës.

8. Sigurohuni që sistemi i ftohjes funksionon

Tubat që mbajnë ftohësit e motorit mund të dëmtohen shumë shpejt pasi ato qarkullojnë lëngje me presion të lartë, të cilat mund ti thyejnë nëse kanë presion tepër të lartë. Gjithashtu tubat e ngrohjes hasen me të njëjtin problem.

Mënyra më e mirë për të një punë sa më efiçente është krijimi i një balance midis këtyre të dyjave, dhe ti kontrolloni rregullisht.

9. Kontrolloni frenat

Në filma kemi parë skena ku frenat ndalojnë së funksionuari, e cila çon në aksidente. Mos lejoni që kjo të kthehet në realitet, pasi mund të krijohet një situatë shumë rriskoze.

Nëse sistemi i frenimit është efiçent, makina juaj do të jetojë më gjatë. Por gjithashtu mundëson një udhëtim të sigurt për ju dhe pasagjerët.

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të kontrolluar lëngun e frenave. Nëse ngjyra është e errët, atëherë ky është sinjali i makinës që ka ardhur koha të ndërroni atë. Ngjyra e errët e lëngut indikon që lëngu është i mbushur me mbeturina.

Për ta bërë sistemin e frenimit më rezistent, ndërroni lëngun çdo dy vite.

10. Mbulojeni makinën

këshilla

Kjo mund të ju duket si një këshillë shumë e thjeshtë, por ka një impakt madhor në mirëmbajtjen e makinës. Duke e mbajtur automjetin të mbrojtur nga drita e diellit, ndihmon materialin e jashtëm dhe bojën të qëndrojnë më gjatë.

11. Vozitni më mirë

Mënyra se si vozitni makinën tuaj reflektohet në të. Nëse vozisni në mënyrë të pakujdesshme, shanset që makina juaj të konsumohet më shpejt janë të mëdha. Madje makina mund të dëmtohet në mënyrë të përhershme.

Duke vozitur me kujdes dhe siguri, jo vetëm që mundësoni konsumim më të ngadaltë, por gjithashtu kurseni karburant.

Nëse keni zakon që të ushtroni gazin shpejt ose të frenoni papritur, atëherë kjo mund të dëmtojë makinën tuaj. Gjithmonë vozitni nën limitin e lejuar, dhe shmangni ndalesat e menjëhershme.

12. Pastrim i jashtëm i motorit

Deri tani folëm për kujdesin ndaj pjesëve të brendshme të motorit. Por është po aq e rëndësishme të kujdeseni për pjesën e jashtme gjithashtu. Disa papastërti në vendet e gabuara mund të shkaktojnë dëme. Nuk keni nevojë të çmontoni të gjithë makinën, mjafton të hidhni një sy motorit.

Kujdes: Mos përdorni pajisje të ashpra si furça me tela, pasi mund të dëmtojë motorin.

13. Mbani veglat e automobilave me vete gjithë kohën

Ju mund të përballeni me situata të ndryshme gjatë udhëtimeve tuaja. Prandaj është e mira që të jeni të përgatitur. Nëse e lini për ta riparuar më vonë, kjo mund ti sjellë makinës dëme shtesë.

Mënyra më e mirë është të kuptoni vetë nëse makina ka një problem, të cilën mund ta bëni gjatë kohës kur jeni duke drejtuar.

14. Mbroni fenerët

Kujdesuni për fenerët e makinës tuaj, pasi ato janë shokët më të mirë në udhëtimet gjatë natës. Mund të krijohet një situatë ekstremisht e rrezikshme nëse vozitni me fenerët e fikur.

Ne po ashtu kemi tendencën të harrojmë të fikim fenerët. Kjo shkarkon baterinë dhe çon në dëme madhore në motor.

15. Mbroni interiorin e makinës

Të gjithë shpenzojnë shumë kohë në makinë. Sado që të kujdesemi për interiorin, është e pamundur të mos gjejmë njolla ose gërvishtje kudo. Mënyra më e mirë për të mirëmbajtur interiorin është të bëni një pastrim të shpejtë përpara se të dilni nga makina.

Mbani një spray pastrues dhe një rrobë pastrimi, dhe makina juaj do të jetë gjithmonë e pastër dhe e re.

Në botën e sotme, ne jetojmë në makinat tona. Prandaj është logjike që të kujdesemi, duke qenë se shpenzojmë pjesën më të madhe të ditës në to.

Udhëtimet me makinë ju japin më tepër kënaqësi nëse makina është në gjendje të mirë. /Auto Ekspress