Zelensky: Delegacionet ukrainase dhe ruse takohen pa parakushte, në kufi!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ka vendosur që delegacionet ukrainase dhe ruse të takohen pa parakushte në kufirin bjellorus. Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën. “Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ka vendosur që delegacionet ukrainase dhe ruse të takohen pa parakushte në kufirin bjellorus.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.