9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Italia raporton rekordin e tretë radhazi të rasteve me COVID

Ndërsa, numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 1.071 nga 1.038 më herët.

Italia raportoi një rekord të tretë radhazi të infektimeve me COVID-19 të shtunën, me raste të reja që arritën në 54.762 kundrejt 50.599 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin u rrit në 144 të shtunën, nga 141 të premten.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 1.071 nga 1.038 më herët.

Rreth 969.752 teste për COVID-19 janë kryer ditën e kaluar, krahasuar me 929.775 që janë kryer më herët.

Italia ka regjistruar 136.530 vdekje të lidhura me COVID-19, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë së Madhe dhe i nënti më i madhi në botë.

Ky shtet ka raportuar 5.57 milionë infektimesh deri më sot.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme