10 markat më me vlerë në botë për 2021
Pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që arritën të qëndrojnë në këmbë, por edhe kanë lulëzuar. Në vitin 2020, ekonomia globale përjetoi një nga rëniet më të mëdha që nga Depresioni i Madh. Megjithatë, pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që…

Pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që arritën të qëndrojnë në këmbë, por edhe kanë lulëzuar.
Në vitin 2020, ekonomia globale përjetoi një nga rëniet më të mëdha që nga Depresioni i Madh. Megjithatë, pavarësisht efekteve negative të COVID-19 që tronditën shumë biznese, disa kompani jo vetëm që arritën të qëndrojnë në këmbë, por edhe kanë lulëzuar. Duke përdorur të dhënat nga Kantar BrandZ, ky grafik rendit 100 markat më me vlerë të vitit 2021.
Rezultatet financiare më pas ndërthuren me të dhënat sasiore të sondazhit me mbi 170,000 konsumatorë globalë.
Vlera e përgjithshme e 100 markave kryesore të vitit 2021, u rrit me 42%, duke arritur një shumë totale prej 7 trilionë dollarësh. Në krye të listës është Amazon, me vlerë totale 683 miliardë dollarë.
Ky është viti i tretë radhazi që Amazon renditet e para në listë. Që nga renditja e vitit të kaluar, vlera e saj është rritur me 64%. Në vend të dytë është Apple, vlera e markës së të cilës është 612 miliardë dollarë.
Markat kryesore në listë janë kompani të mëdha teknologjike pasi pandemia nxiti konsumatorët drejt platformave online, si për blerje, ashtu edhe për argëtim. Disa platforma të rrjeteve sociale ishin gjithashtu në krye të listës, si Facebook, i cili u ngjit dy vende këtë vit, duke u renditur i gjashti, me vlerë 227 miliardë dollarë.
Instagram dhe TikTok ishin mbrapa Facebook për nga vlera totale e markës, por të dyja platformat shënuan rritje të jashtëzakonshme në krahasim me raportin e vitit të kaluar.